Home Kosovë
Haradinaj kujton masakrën në Burgun e Dubravës: Kosova nuk gjen qetësi!
Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, tha se edhe pse autorët dihen me emër e mbiemër ende askush nuk është gjykuar.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve të tjera massive.

“Njëzetenjë vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar.

Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar. Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike”, shkruan Haradinaj.
Dërgoja mikut në:
Hee
e Shtunë 23 Maj 2020, Ora 13:43
Ky ramushi kokë qarë fiks fare.
Shkruani komentin tuaj!
 
Thaçi: Kosova nuk ka pasë asnjëherë kryeministër më të dobët se Kurti
I zhdukur në përroin e thellë, prej një jave kërkohet adoleshenti
Skuadra me stadiumin më të përfolur në Kosovë siguron Ligën e Parë (FOTO LAJM)
Ja si e nisën amerikanët Millosheviçin për në Hagë (VIDEO
Te Teuta e Besa një talent, Muriqi: Fenerbahce vendos për mua, Superiorja si trampolinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media