Home Kosovë
Osmani takon ambasadorin Kosnett, pikat ku po mbahet diskutimi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar për çështjet politike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet lidhur me zbatimin e ligjit.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth coronavirusit dhe zhvillimet politike, çështjet lidhur me zbatimin e ligjit dhe si mund të ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Me thirrjen Albin Kurti, Albin Kurti, fillon shpërndarja e pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga VV (VIDEO)
Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni i Qeverisë (VIDEO)
Zhegrova: Dëshira ime është që të vazhdoj me Baselin
3 viktima dhe 38 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media