Home Kosovë
KPK hap konkursin për tetë prokurorë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shpallur konkursin për 8 prokurorë të Shtetit, të cilët do të rekrutohen nëpër prokuroritë Themelore.

Në njoftim thuhet se me qëllim të realizimit të procesit rekrutues KPK ka themeluar Komisionin për Rekrutim të prokurorëve të Shtetit, Komisionin për rishqyrtim dhe ka caktuar Administratorin e provimit.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar, shqyrtuar dhe miratuar tri raporte të periudhave të ndryshme kohore të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike: Raportin vjetor 2019, Raportin tre mujor janar – mars 2020 dhe Raportin krahasimor dhe analitik shtatë vjeçar.

Gjithashtu, është shqyrtuar Draftrregullorja për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila me disa plotësim-ndryshime edhe është miratuar.

Me tej, takimi ka vazhduar me shpalljen e brendshme për avancim për katër pozita në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Me skadimin e mandatit të zëvendëskryesuesit, KPK në pajtueshmëri me aktet nënligjore ka bërë thirrjen publike për nominimin e kandidatëve të interesuar për pozitën e zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në fund të takimit anëtarët e KPK-së kanë shqyrtuar dhe miratuar dy raporte për vlerësimin e performances së 9 prokurorëve me mandat të përhershëm”, thuhet në njoftim.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek (VIDEO)
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Me thirrjen Albin Kurti, Albin Kurti, fillon shpërndarja e pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga VV (VIDEO)
Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni i Qeverisë (VIDEO)
Zhegrova: Dëshira ime është që të vazhdoj me Baselin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media