Home Kosovë
Çfarë do të ndodhë me "Sunny Hill Festival" këtë vit? Dua Lipa jep lajmin
Tashmë prej dy vitesh, çdo verë mbahet në Prishtinë “Sunny Hill Festival”, që mbledh shumë këngëtarë shqiptarë e huaj dhe mijëra fansa. Mirëpo për shkak të pandemisë ky festival ka patur shumë pikëpyetje.

Organizatorja e tij, Dua Lipa, ka treguar se këtë vit për fat të keq “Sunny Hill” nuk do të mbahet. Dua ka lajmëruar se festivali do të mbahet vitin tjetër. “Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin.

Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore”, ka shkruar Dua krahas postimit. Ky lajmërim mund të ketë trishtuar shumë fansa, edhe pse diçka e tillë ishte e pritshme për shkak se grumbullimet me shumë veta nuk do lejohen për një kohë të gjatë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Hashim Thaçi ia doli, e bëri Kosovën me qeveri të "Listës Srpska"
Thaçi: Kurtit i mbetet të reflektojë, sikur t’i pranonte këshillat e mia sot do ishte në zyrën ku ka qenë
Aston Villa synon ta thyej rekordin e transferimeve në klub për Milot Rashicën
E PABESUESHME/ E vitit 1998, ja makina që përdor Hoti (FOTO LAJM)
A pritet të ketë rinisje të shpejtë të dialogut me Hotin si kryeministër?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media