Home Kosovë
I infektuar me COVID-19, flet nga shtrati Zekri Agushi: Lutuni për mua! (VIDEO)
Zekri Agushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili gjatë luftës ka humbur edhe njërin krah, ka publikuar një video ku thotë se është prekur nga COVID-19.

Ai tregon sesi po e përjeton sëmundjen e vështirë në shtrat, ndërsa apelon që të luteni për të, për t’ia dalë mbanë.

Nga videoja, i shtrirë në shtrat, në gjendje të rënduar, mezi flet, teksa i dridhet edhe zëri.

“Jam i infektuar me Covid-19. Kam temperaturë shumë të madhe".

"Dikush ka simptoma shumë të rënda, dikush më të lehta", thotë ai.

Agushi tregon se ka 5 ditë me temperaturë dhe në një rast kur i është dashur të ngrihet, është rrëzuar në banjo, madje i ka humbur vetëdija.

"Më ka humbur fuqia. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur edhe vetëdija".

"E pesta ditë dhe flaka më doli", thekson ai.

"Jam invalid i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mua të madhit Zot”, shprehet më tej Zekri Agushi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
341 të vdekur dhe mbi katër mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Kosova më shumë vdekje nga koronavirusi sesa Gjermania në 1 milion banorë
14 të vdekur dhe 172 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Vrau me thikë 10 vjeçarin shqiptar, flet para gjykatës e moshuara zvicerjane
E rëndë në Ferizaj, djali dyshohet se vrau nënën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media