Home Kosovë
E rëndë në Ferizaj, djali dyshohet se vrau nënën
Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para, po dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor raporton Express.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes””, ka thënë Gashi.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë (VIDEO)
Dy viktima dhe 61 raste të reja, si ndryshuan shifrat e COVID-19 në Kosovë
Grenell mbërrin nesër në Kosovë
Shtyhet viti i ri akademik në Kosovë
U kap me pistoletë dhe 23 fishekë, çfarë tha në polici Fjolla Morina

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media