Home Kosovë
Gjendet i vdekur në shtyllën elektrike shqiptari
Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku është gjetur i vdekur në një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Krasniqi është shprehur se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin në orën 19:30, ku mënjëherë më pas janë njoftuar ekipet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Raporti paraprak i policisë: Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje.

Më tej në raportin e policisë thuhet se “personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ndalohet Nasim Haradinaj, refuzon hetuesit e Speciales, kërkon Policinë e Kosovës ta arrestojnë
Më në fund! Lajm i mirë nga Zvicra për qytetarët nga Kosova
Revoltim para zyrës së veteranëve, protestuesit sulmojnë Policinë e EULEX-it
Kosovë, 46 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit
Nuk ka takim mes Hotit dhe Vuçiçit, arsyeja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media