Home Kosovë
Shtyhet viti i ri akademik në Kosovë
Viti i ri akademik 2020/2021, do të fillojë më 1 tetor, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, kurse për studentët e rinj të vitit të parë do fillojë më vonesë, njoftoi Xhavit Rexhaj, zëvendësministër i arsimit dhe shkencës në qeverinë e Kosovës.

“Viti akademik do të fillojë me vonesë për studentët e vitit të parë, për shkak të vonesës se realizimit të maturës shtetërore. Vonesa në maturë, pasi është kërkesë ligjore për kalim në arsimin e lartë, shkakton vonesë zingjirore në shpalljen e konkursit për pranim të studentëve, shpalljet e rezultateve” , tha Rexhaj.

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga coronavirusi, mësimi në institucionet e arsimit të lartë do zhvillohet në mënyrë të kombinuar.

Provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet tjera do të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera do të zhvillohen në distancë.

Megjithatë, Rexhaj thotë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qoftë publike apo private, duhet t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Afati i parë i Testit Shtetëror të Maturës është mbajtur më 29 gusht 2020. Këtë test e kanë kaluar 17.105 maturantë nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në të, ndërsa për 8.257 maturantë që nuk kanë arritur të kalojnë, testit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen më 10 tetor, kurse rezultatet do të bëhen publike më 16 tetor 2020.

Në një komunikatë të mëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thuhet se nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Po përballemi me një armik", Osmani: Duhet të bashkojmë forcat kundër antisemitizmit
Hoti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e minishengenit ballkanik
Gjilani kryen detyrën, Drenica triumfon ndaj Trepçës
Specialja e akuzoi për trajtim mizor dhe torturë, ish-kreu i UÇK-së shpallet i pafajshëm
Përmbysje spektakolare, Ballkani mposht Prishtinën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media