Home Kosovë
Dalin pagat shtesë, Hoti i quan heronj punonjësit shëndetësorë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor.

Ai në një postim në profilin zyrtar në rrjeti social Facebook ka shkruar se për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, ndërsa për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.

"Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor", shkruan Hoti.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë!

Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Aksident tragjik në Kosovë me 2 viktima, mjeti me targa shqiptare humb kontrollin
Ramush Haradinaj paralajmëron bashkimin me Shqipërinë
Vetëm 1 viktimë, sa raste të reja me COVID-19 shënoi sot Kosova
Muriqi ndjek nga TV transferimin e Ozil te Fenerbahce

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media