Home Kosovë
Çfarë ndodhi mes Gattusos dhe Rrahmanit? (VIDEO)
Trajneri i Napolit Ivan Gennaro Gattuso njihet për grintën e tij.

Ashtu siç ka qenë kur luante vetë në fushën e lojës, ashtu është edhe sot në stol. Plot nerv gjatë gjithë kohës.

Dhe sot ai që “e pësoi” nga kjo ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës Armir Rrahmani.

Ish mbrojtësi i Partizanit ra pre e grintës së kalabrezit në momentin e golit të Zielinskit. Gattuso zgjodhi të festonte duke e trembur jo pak kosovarin.

Në zhargonin e përditshëm, sjellja e Gattusos përkthehet fare mirë me shprehjen “ta çaj fytyrën”.

Gjithçka ndodhi sot në mesditë në ndeshjen Atalanta-Napoli, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti "tallet" keq me LDK (VIDEO)
Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi? Anita shkrin së qeshuri me përgjigjen
ZYRTARE/ Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Ishte duke punuar në thellësi, ndahet nga jeta në moshën 59 vjeçare minatori
Sot katër viktima në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media