Home Kosovë
Ndalohen për 48 orë personat që rrahën djalin e politikanit serb
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen janë përfshirë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiq.

Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet Nikolla Rashiq ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Ndryshe, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sulmi ndaj djalit të politikanit serb është dënuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott.
Dërgoja mikut në:
AlKs
e Hënë 22 Shkurt 2021, Ora 21:34
Ne maqedonine e veriut me 27 prill 2017 per pak sa u vra deputeti ziadin sela dhe asgje hiq sikur nuk ndodhiasgje dhe aq me teper me minister ne detyre i puneve te brendeshme me thene shqiptar agim nuhiu.
Ne kosove paramendo alari po behet per djalin e njefar lesh politikani serb cfar tmerri jemi ne si krijesa me thene shqiptar
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti "tallet" keq me LDK (VIDEO)
Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi? Anita shkrin së qeshuri me përgjigjen
ZYRTARE/ Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Ishte duke punuar në thellësi, ndahet nga jeta në moshën 59 vjeçare minatori
Sot katër viktima në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media