Home Kosovë
Ngacmoi vajzën e mitur, shpallet në kërkim mjeku shqiptar
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një mjek i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve.

Në njoftimin e saj, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna Malishevë.

Ndaj Sopajt rëndojnë dy akuza; "Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçe" dhe "Sulm seksual".

Mjeku kosovar i cili ka punuar si mjek familje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë, është arrestuar në vitin 2018 për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçare.

Sopaj ishte akuzuar dhe për vepra tjera penale, ku mes muajit gushtit të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, ai dyshohet se kishte shfrytëzuar postin e tij me qëllim përfitim në mënyrë të kundërligjshme

Ai dyshohet se në cilësinë e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, kishte përshkruar terapinë e 2 mijë e 957 pacientëve me medikamete të ndryshme, të cilat sirupa dhe ampula (medikamente) i furnizonte djali i tij, Shpend Sopaj, që punonte në deponë farmaceutike EP-DEA në Prishtinë.

Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në depon farmaceutike ‘Radinchpharm’ në Prishtinë, po ashtu ka furnizuar farmacistët në Malishevë me medikamentet ‘Eselan’, ‘Neo Endosix’, ‘Nipogalin’ etj.

Po ashtu, Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës
Tetë viktima dhe 488 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Kurti drejt Shqipërisë
Përfundon takimi i Lajçak në Kosovë, ''kushti'' që i dha Kurti për dialogun me Serbinë
Pas ndarjes nga Tuna, Patrisi i hedh "grepat" ish të dashurës së Robertit? (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media