Home Maqedoni
Mbi 1 000 euro gjobë për qytetarët e Maqedonisë me pasaportë bullgare
Mbi 530 qytetarë të Maqedonisë të cilët janë pajisur me pasportë Bullgare, pritet të dënohen për shkak se kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë për zgjedhjet e BE-së.

Nga Bllagoevgradi janë regjistruar 283 qytetarë kurse në Qustendil janë regjistruar 250 qytetarë me nënshtetësi të dyfisht, që pritet të ndiqen penalisht, dhe që masa e dënimit pritet të shkojë në 1.000 euro.

"Këta qytetarë do të dënohen pasi nuk e kanë respektuar rregulloren për votim, e cila thotë se duhet të plotësohet kushti: të jetosh aty ku e ke adresën dhe për këtë do të dënohen.

Për të votuar në zgjedhjet e BE-së të njejtët duhet të kishin jetuar të paktën tre muaj në adresën e shënuar dhe për këtë do të dënohen.

Të njejtët do të dënohen pasi në vendvotime kanë gënjyer se kanë të drejtë të votës", ka thënë Vesela Stoilova, gjykatëse në Prokurorinë e Bllagoevgradit, njofton "Telma". /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
BDI, Aleanca dhe BESA nisin fushatën në këto qytete
Zaev flet në OKB për një raport të ri me fqinjët dhe etnitë në Maqedoni
"Të pathënat" e Kumanovës që pritet të nxjerrë në dritë hetimi ndërkombëtar
Vajzave me shami iu pengua arsimimi, reagon komisioni kundër diskriminimit
Selmani: Partitë kanë filluar fushatën me kohë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media