Home Maqedoni
Brukseli nuk pranon të komentojë “Platformën e Gruevskit”
Komisioni Evropian nuk dëshiron të komentojë kërkesat që VMRO DPMNE do t’i dërgoj pranë euro- komisarit për zgjerim, Johanes Han.

“Nuk do të spekulojmë apo të komentojmë programe partiake. Presim së shpejti të formohet Qeveria e re, që do të përkushtohet në zbatimin e reformave të mbetura. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës. Kjo është kyçe që të kthehet vendi në rrugën drejt BE-së, diç që qytetarët e duan dhe e meritojnë”, thonë për “Meta” burime nga BE.

VMRO DPMNE të premten kumtoi se do të kërkoj nga Han publikisht të dënoj Platformën e Tiranës, BE t’u përmbahet parimeve që i vendosi euro- komisari paraprak Oli Ren gjegjësisht fituesi i bllokut maqedonas të bëj koalicion me fituesin nga blloku shqiptar dhe të zhbllokohen proceset euro- integruese.

Në Bruksel nuk duan ta komentojnë as deklaratën e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, se partia po përgatit dokument politik- “Platformë për ruajtjen e Maqedonisë”.

“Nuk e kemi parë dhe s’duam të spekulojmë”, thonë përfaqësues të BE-së për “Meta”.

Gruevski dje në intervistë për “Kanal 5” tha se pret ditët në vijim dokumenti politik të finalizohet dhe t’u ofrohet pjesës më të madhe të partive për dalje nga kriza politike.

“Po përgatitim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofroj mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij, do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Ky dokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pamje nga 9 maji në Lagjen e Trimave: Polici maqedonas e shan nga nëna shqiptarin e arrestuar (VIDEO)
PSP: Refuzimi i vendimeve për paraburgim, i rrezikshëm
Gruevski dhe Giannakakis shprehen për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore
Reshjet e dendura të shiut, lumi në Poroj rrezikon të dalë nga shtrati
Ish-shefi i antiterrorit në Lagjen e Trimave, i firikësuar nga ekstradimi në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media