Home Maqedoni
Osmani: Kemi filluar fushatë serioze për realizimin e reformave
“Qeveria fillon një fushatë agresive për arritjen e reformave kyçe prioritare, për të arritur një zhvillim në muajt e ardhshme, të cilat do të përkushtohen veçmas BE agjendës, për më pas të mundemi të fillojmë bisedimet për arritje në BE”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp.

Duke theksuar se është e tejkaluar kriza politike në Maqedonia, përkatësisht janë kryer dy kushtet kryesore – mbajtja e zgjedhjeve të pranuara dhe transparente më 11 dhjetor dhe fillimin e zbatimit të reformave prioritare, Osmani tha se vizita në Bruksel e javës së kaluar ka qenë e suksesshme, pasi që delegacioni qeveritar është pranuar në nivel më të lartë dhe ka pasur qasje pozitive nga kreu i BE-së.

“Në korniza të përgatitjeve disamujore të fushatës agresive të Qeverisë, kemi mbajtur edhe takime me Ministritë dhe institucionet tjera, ndërkaq sa më shpejtë në bisedime për prioritetet do të jetë i kyçur edhe sektori civil”, tha Osmani.

Ai porositi të gjitha partitë që t’i kyçen BE agjendës, edhe të pushtetit, por edhe të opozitës, pasi që siç tha ai, duhet që të zbatohet zhvillim për tërë shtetin, gjë që nuk është vetëm punë e Qeverisë, por e të gjithëve në vend.

Osmani tha se sipas Platformës së partive shqiptare, për përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha çështjet ne ndjeshme, përfshirë edhe çështjen e emrit, gjatë takimit të nesërm në Sofje do të marrin pjesë edhe ministrat e bllokut shqiptar, që të tregohet se të gjithë se bashku jemi të gatshëm që t’i zgjidhim të gjitha çështjet me rëndësi për vendin.

Osmani gjithashtu tha se për zbatimin e fushatës reformatore agresive është formuar komision reformues, i cili do ta definojë drejtimin aksionar për reformat, i cili do të ofrojë masa, qëllime dhe kornizë kohore.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
BDI, Aleanca dhe BESA nisin fushatën në këto qytete
Zaev flet në OKB për një raport të ri me fqinjët dhe etnitë në Maqedoni
"Të pathënat" e Kumanovës që pritet të nxjerrë në dritë hetimi ndërkombëtar
Vajzave me shami iu pengua arsimimi, reagon komisioni kundër diskriminimit
Selmani: Partitë kanë filluar fushatën me kohë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media