Home Maqedoni
Mijallkov: Jam i bindur për pafajësinë time
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i pandehur në rastin “Shënjestra” dhe “Protesta” ka deklaruar se është më se i bindur në pafajësinë e tij.

Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve të tyre. Në dy thirrjet e Katica Janevës dy herë kam ndryshuar kartat e fluturimit dhe jam kthyer parakohe nga jashtë. Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe gjithmonë do të jem në dispozicion. Jap fjalën time nën përgjegjësi penale dhe materiale që do të jem në dispozicion të gjykatës, ishin këto fjalët e Sasho Mijallkovit, ish-drejtor i DSK-së.

Sipas qëndrimit të PSP-së, e cila u paraqit në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku u rishikua ankesa e tyre për paraburgim, sepse ai ka një apartament dhe kompani në Republikën Çeke, ajo krijon një rrezik prej arratisjes së tij.

Prokurorët e PSP-së janë ankuar se Mijallkov nuk është mundur të gjendet në adresën e paraqitur, sepse aty ai realisht nuk ka jetuar.

Avokati i tij Ljupço Shvrgovski përsëri theksoi se kjo ishte për arsye sigurie. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ilija Dimovski: Deputetë shkelin rregulloren e parlamentit
Rrëfimi i të penduarit: Si shqiptarët nga Maqedonia eliminuan bosin e mafies kalabreze
Kush është Vullnet Ferati, kandidati për ministër shëndetësie?
Kjo është shtëpia e Ratko Mlladiç në Shkup (FOTO LAJM)
Vajza e Komandant Strugës me lot në sy reciton poezi për babain e saj

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media