Home Maqedoni
Çavkov ka qenë afër Parlamentit natën e 27 prillit
Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe udhëheqësi i Shtabit Operativ në MPB, Mitko Çavkov, gjatë kohës së sulmit të organizuar në Parlament më 27 prill të këtij viti, ku u dhunuan deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarë, ka qenë vetëm disa qindra metra nga objekti i Parlamentit, njofton televizioni Telma, shkruan gazeta KOHA.

Sipas burimeve të këtij televizioni, sinjali i telefonit celular të Çavkovit është kapur në tre baza të stacioneve, edhe atë në selinë e OBRM-PDUKM -së, Almako dhe Ambasadës Italiane, të cilat ndodhen në trekëndëshin në qendrën e Shkupit.

Çavkov ka qenë në këtë pjesë të qytetit deri në ora 20:00, ndërkaq më pas ka ikur në Shtabin Operativ për protestat i cili ka qenë në rrethin e MPB-së.

Çavkov ka refuzuar që të japë dëshmi përpara grupit punues në MPB, ndërkaq ende nuk është ftuar të merret në pyetje as në Prokurorinë e Marko Zvërlevskit. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rrëfimi i të penduarit: Si shqiptarët nga Maqedonia eliminuan bosin e mafies kalabreze
Kush është Vullnet Ferati, kandidati për ministër shëndetësie?
Kjo është shtëpia e Ratko Mlladiç në Shkup (FOTO LAJM)
Vajza e Komandant Strugës me lot në sy reciton poezi për babain e saj
Detajet e panjohura: Si tentuan amerikanët të arrestojnë Radovan Karaxhiçin me një kostum gorille

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media