Home Maqedoni
Familja që jeton në një kasolle në kushte mjerimi bën thirrje për ndihmë (VIDEO)
Shtatë anëtarë të familjes jetojnë në një dhomë kasolleje. Lagjështia dhe kushtet mizore vazhdojnë të jenë përditshmëri e familjes së Merso dhe Dashurije Ismailoski nga fshati Peshtallov i Komunës së Dollnenit.

Kryefamiljarja Dashurie Ismailoska, thotë se varfëria ka bërë që ajo me bashkëshortin dhe pesë fëmijët, të flenë në një dhomë, ndërsa në pjesën tjetër të kasollës të ruajnë një lopë sa për të ushqyer fëmijët. Në këtë gjendje, të pesë fëmijët shkojnë edhe në shkollë.

DASHURIJE ISMAILOVSKA, KRYEFAMILJARE

“Shtatë anëtarë jemi dhe ne shtatë anëtarë në këtë dhomë siç e shihni hamë, pimë flejmë komplet. Nuk kemi me çka të jetojmë, së dyti ku të jetojmë, së treti jemi shumë dobët me ushqime, jemi, shumë jetën të rëndë e kemi”

Dashurija dhe Merso, thonë se problemin më të madh do ta kenë në ditët e ftohta të dimrit. Andaj u luten njerëzve zemërmirë që t’u ndihmojnë për një dhomë të ngrohtë. Mbledhja e duhanit është puna e vetme që u siguron ekzistencën.

DASHURIJE ISMAILOVSKA, KRYEFAMILJARE

“Po i lusim të krejt ata që duan të na ndihmojnë, si munden dhe me sa munden, me çka munden, që edhe neve këtë dimër që vjen të jetojmë si gjithë njerëzit e tjerë, t’i mbledh fëmijët në një dhomë e ngrohtë dhe të presim dimrin si gjithë tjerët, dhe mos e presim në një dhomë ku s’ka as ku të rrish, as ku të hash, as ku të pishë. Një shi të bjerë përmbi kokë na bie se nuk ka as ku të ikim me një anë”

MERSO ISMAILOSKI, KRYEFAMILJAR

“Një dhomë ta bëjnë po të mundet për f[mij[t se vjen dimri, ato të kanë një dhomë të ngrohtë, tjetër asgjë.

Merso, madje lutet që dikush t’u ofrojë punë, bashkë me djalin 17-vjeçarë. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët tjerë.

MERSO ISMAILOSKI, KRYEFAMILJAR

“Po të ketë punë të punojë edhe unë edhe djali , çfarëdo qoftë, me dru gjithçka”

Merso dhe Dashurije Ismailovski kanë pesë fëmijë, tre djemtë 17, 15 dhe 11 vjeçar dhe vajzat 15 dhe 5 vjeçare. Para disa muajve kjo familje u godit edhe nga një tragjedi tjetër kur nga një sëmundje e rëndë u ndërroi jetë vajza e madhe 17 vjeçare. Mefail Ismaili /SHENJA/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Veteranët në protestë në mbrojtje të "Grupit të Kumanovës"
Ilija Dimovski: Deputetë shkelin rregulloren e parlamentit
Rrëfimi i të penduarit: Si shqiptarët nga Maqedonia eliminuan bosin e mafies kalabreze
Kush është Vullnet Ferati, kandidati për ministër shëndetësie?
Kjo është shtëpia e Ratko Mlladiç në Shkup (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media