Home Maqedoni
LBSH: Selën e kemi amanet...
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu përmes një mesazhi ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të votojnë Ziadin Selën dhe partinë e tij, pasi që është e vetmja shpresë për shqiptarët në Maqedoni.

Ja mesazhi i tij:

Një fotografi, deri sot e pa publikuar, që është bërë gjatë vizitës në spitalin Nënë Tereza në Shkup, ku vizitova z. Ziadin Sela, i cili i shpëtoi tentim vrasjes nga shovinistët sllavomaqedonas. Përkundër rrezikshmërisë së lartë, delegacioni i LSHB-së ishte delegacioni i parë në vizitë, dhe në mbrojtje aty të tij dhe vëllezërve tanë nën IRJM.

Sulmi ndaj z. Sela nuk ishte thjeshtë sulm ndaj një individi, por ishte sulm ndaj popullit shqiptar dhe kërkesave të ligjshme për barazi të plotë. Ky sulm ishte pjesë e skenarit serbo-rus në Maqedoni.

Kundërpërgjigja e shqiptarëve ndaj shovinizmit dhe terrorit të shtetit lugat të Maqedonisë duhet të jetë bashkimi dhe organizimi i tyre për jetësimin e të gjitha pikave nga Platforma Shqiptare.

Ju bëjë thirrje gjithë shqiptarëve në Shqipërinë Lindore, që në zgjedhje të votojnë vetëm për kandidatë shqiptarë dhe partitë politike shqiptare. Asnjë votë shqiptare nuk duhet të shkoj për partitë politike sllavo-maqedonase dhe partitë tjera, që synojnë shkombëtarizimin e shqiptarëve.

“Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale.” – Arbën Xhaferi. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Një gjarpër që del nga..., Dafina bën tatuazh në zonën intime (FOTO LAJM)
Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Ti shko lufto me Serbinë, unë se kam ndërmend
E zhveshur dhe me veprime provokuese, del videoja intime e Dafina Zeqirit (VIDEO)
VMRO-DPMNE: E pranojmë edhe rezultatin pro në referendum
E gjithë Zvicra po flet për tre shqiptarët që u përballen me rrezikun

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media