Home Maqedoni
Një lider i partisë shqiptare në Maqedoni nuk i shpëton Gjykatës
Këshilli i për vlerësim të akteve hetimore në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka pranuar akuzën e Prokurorisë Publike Speciale për rastin "Titanik 2" për parregullsi zgjedhore, duke pranuar bisedat e përgjimeve.

Sipas portalit mkd.mk "në këtë rast do të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e DSK, Sasho Mijallkov, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarëve dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Bedredin Ibrahimi, Sasho Srcev, Aneta Stefanovska dhe Vlatko Sajkovski".

Në këtë rast ishin të dyshuar edhe pesë gjykatës të Gjykatës Administrative, por gjyqi për ta nuk e pranoi akuzën.

Megjithatë Prokuroria Speciale ka paralajmëruar ankesë pas këtij vendimi gjyqësor. Biseda nga skandali i përgjimeve u publikuan me këtë rast për parregullësi në zgjedhjet lokale 2013. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Mediat greke: Në mënyrë të përshpejtuar kërkohet zgjidhje për emrin
Vidhen mbi 5 mije euro nga banka në Kërçovë
Debat për amendamentet për ligjin e gjuhëve
Seance gjyqësore në Selanik për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit
Moti sot në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media