Home Maqedoni
Taravari nuk njeh kryetarin e Këshillit komunal në Gostivar
Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari konteston emërimin e kryetarit të këshillit të komunës, pretendon vetë kryetari i zgjedhur i këshillit të komunës, Nasir Musliu.

Edhe pse Musliu është zgjedhur me 16 vota “për” dhe dy të përmbajtur, sipas Musliut, Taravari refuzon ta publikoi vendimin e këshillit në fletoren zyrtare, në afatin e paraparë prej shtatë ditësh.

Më datë 17 nëntor, në seancën konstituive të këshillit, pavarësisht gjitha obstruksioneve nga udhëheqësia aktuale e komunës, me shumicë votash edhe atë 16 “pro” dhe dy të përmbajtur u zgjodh kryesuesi i këshillit komunal.

Kryetari përpos që nuk respektoi vullnetin e qytetarëve nuk respektoi as votën e shumicës së këshilltarëve, ai nuk respektoi as ligjet në fuqi që pas afatit ligjor prej shtatë ditësh nga mbajtja e mbledhjes konstruktive me vonesë prej 17 ditësh, e sjell këtë aktvendim, ku konteston përzgjedhjen e kryetarit nga shumica e këshilltarëve të komunës së Gostivarit – u shpreh Nasir Musliu, kryetar i zgjedhur i këshillit komunal të Gostivarit.

Nëpërmjet një reagimi, nga Komuna e Gostivarit arsyetohen me atë se procedura e përzgjedhjes nuk i ka respektuar të gjitha kriteret e nevojshme administrative.

"Në kundërshtim me rregulloren e punës ndërsa në kontekst të nenit 65, paragrafi 2, nuk është siguruar përkthim, që të mund të pranishmit në seancë ta ndjekin prononcimin.

rocesverbali origjinal për punën e seancës së këshillit, nëpërmjet proces verbalistit dhe verifikuesve të procesverbalit, nuk është i njëjtë për nga përmbajtja me procesverbalin e hartuar nga shërbimet", njofton Alsat M.

Seanca konstituive e Komunës së Gostivarit është bërë më 17 nëntor. Në të kanë munguar 13 këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët, të cilët kërkuan pak pushim dhe u kthyen më në seancë. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Gostivari68
e Premte 8 Dhjetor 2017, Ora 20:30
Punè m**i...kryetar m**i...komunè m**i...
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhet takimi i Ahmetit me Palmer
VMRO-DPMNE përfshihet nga zënkat, skenaret dhe roli i kushëririt të Gruevskit
Nxehet kazani në VMRO, miqtë bëhen armiq
Dy makina me armë nga Kosova hynë në Maqedoni, reagon ministria
Hahn tregon nëse Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në vitin 2025

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media