Home Maqedoni
Fetai flet për dhunën e Gruevskit
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën "Dhuna në Qendër", tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale "dhunë" sipas Kodit penal, ku është parashikuar dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite.

"Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet", tha Fetai.

Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë.

"Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër vazhdojmë me marrje në pyetje në mënyrë të kryqëzuar të Zhernovskit nga ana e avokatëve, si dhe me dëshmitarët e tjerë të propozuar nga ana jonë", theksoi Fetai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg
Komplet i përhumbur, Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)
Thirrja e fundit e Hahn: Votoni marrëveshjen e Prespës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media