Home Maqedoni
Gabimet dhe përmbajtjet diskriminuese, MASH paralajmëron rishikim të teksteve shkollore
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka deklaruar se do të ketë rishikim të teksteve shkollore dhe se ky proces do të kryhet në mënyrë ligjore.

Ajo ka shtuar se në procesin e revizionit do të përfshihen të gjithë librat në të cilat janë nënvizuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajtje diskriminuese, gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Deskoska po ashtu ka thënë se revizioni nënkupton eliminimin e përmbajtjeve të pavërteta.

“Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve por i fakteve të pavërteta, disa çështje të cilat kanë ndodhur nuk mund t’i fshijë nga historia as unë as askush tjetër , por gjuha e urrejtjes, gjuha e paragjykimeve, stereotipet gjithsesi se do të eliminohen dhe duhet të eliminohen. Nuk duhet t’i mësojmë fëmijët tanë me stereotipet, dhe unë hapat e parë që kam bërë në punën time kanë qenë tërheqja e dy librave të cilat kanë pasur në përmbajtjen e tyre paragjykime”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.

Duke folur për reformat e paralajmëruara në sistemin arsimor, ministrja Deskoska ndër të tjera tha se nuk mund të thuhet nëse sistemi i Cambridge do të hidhet shfuqizohet që nga klasa e parë.

Grupi punues bëri analiza dhe ajo analizë është gati dhe të hënën së bashku me Zyrën për zhvillimin e arsimit dhe faktorët tjerë të kyçur në këtë proces do të na publikohet propozimi i grupit punues. Në përputhje me atë propozim do të shohim në bazë të planeve mësimore , nëse librat e Kembrixhit përputhen për atë plan mësimor apo jo.

Pra, në bazë të asaj se çfarë do të punohet do të nxirret në debat publik, nëse përputhen atëherë edhe ata libra do të mund në mënyrë të barabartë të konkurrojnë me tjerët, por nëse nuk janë atëherë do të bien, varësisht nga plani mësimor, shtoi Deskoska.

Gabime të ndryshme nëpër tekstet shkollore, si ato drejtshkrimore por edhe shtrembërime të fakteve historike kanë shoqëruar për shumë vite me radhë mësimin e nxënësve shqiptarë.

Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror grek, ndërkaq në librin e Gjeografisë në shqip për klasën e pestë gabimet vërehen që nëballinën e librit, ku emri i lëndës ka gabime drejtshkrimore.

Pos këtyre lëshimeve, të pranishme vazhdojnë të mbeten edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike për shqiptarët.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Kotzias: Shpresojmë të mbyllim çështjet e hapura me fqinjët
Rasti "Shuplakat", Nikolla Gruevski edhe nesër në gjykatë
Minarja u pengon maqedonasve në Ohër, anulohen punimet
Transparencë gjatë debatit për propozim buxhetin për vitin 2018 ne Likovë
Rasti "Monstra", Raufi: Prokuroria ka sjellë dëshmitarë të rrejshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media