Home Maqedoni
Përfundon diskutimi për amendamentet e propozim-buxhetit për vitin 2018
Komisioni për financim dhe buxhet sot, dy ditë para afatit përfundimtar e përfundoi diskutimin e amendamenteve në lidhje me Propozim buxhetin për vitin 2018.

Nga gjithsej 279 amendamente të dorëzuara nga opozita, u miratuan gjashtë prej tyre, nga të cilat katër ishin të dorëzuara nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.

Nga katër amendamentet e VMRO-DPMNE-së dy janë plotësisht të pranuara, ndërsa dy të tjerat janë ndryshuar në pjesën e financimit.

Komisioni pranoi amendamentet për subvencione të furrave me peleta, për TIRZ në Kumanovë, për ndërtim të sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhje të problemit me deponinë e Strugës dhe për ndërtim të parkut për fëmijë në Nerez të Shkupit.

Pas përfundimit të diskutimit për amendamentet në Komisionin për financim dhe buxhet, Propozim buxheti përsëri kthehet për shqyrtim në Qeveri dhe më pas vendoset në seancë plenare në Kuvend.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Inspektorati komunal largon shitësit ambulant ne Tetovë
Një kompani turke do të ndërtojë fabrikën e parë në Haraçinë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Përfundon debati për Ligjin e gjuhëve
Zaev fton Ramën: Në 2018 takohemi në Ohër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media