Home Maqedoni
Zyberi: Ivanov nuk e pengon dot ligjin
Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve ka arritur në presidencë dhe pret dekretimin e kreut të shtetit. Ende është e paqartë nëse Ivanov do ta përdorë këtë të drejtë, megjithëse Kushtetuta është e qartë. Nëse presidenti nuk e dekreton , ligji kthehet sërish në Kuvend, ku duhet të votohet me një shumicë të thjeshtë.

Eksperti juridik, Naser Ziberi, thotë se Ivanov mund ta vonojë nënshkrimin për ligjin e gjuhëve por në asnjë mënyrë nuk do të mund ta pengojë atë.

"Presidenti i shtetit mund ta vonoj por nuk mund ta pengoj hyrjen në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve sepse këtë gjë e ka rregulluar neni 75 i kushtetutës i cili thotë se ligjet në Republikën e Maqedonisë shpallen me dekretin e presidentin. Po ashtu ky nen ka rregulluar situatat në rast se presidenti nuk e dekreton shpalljen e një ligji. Në këtë rast ligji kthehet përsëri në procedurë parlamentare dhe në qoftë se kuvendi siguron shumicë absolute të votave që do të thotë shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, atëherë ligji hyn në fuqi pa pas nevojë për dekretin e presidentit", shprehet eksperti juridik Naser Zyberi. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Arrestohet hajduti, vodhi makinën e një ish deputeti shqiptar
Zakharieva: Mbështetim fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE
Maqedoni, mbështetet Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV për 2018
Ligji për amnisti në Maqedoni, përfitojnë shumë maqedonas, shqiptarë, romë e serbë
Maqedoni, qytetarët kritikojnë sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media