Home Maqedoni
Të mërkurën sindikalistët do të protestojnë para qeverise
Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë do të protesojë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mërkurën.
Protesta vjen si rezultat i pakënaqësive të shumta, që siç thonë ata i kanë paraqitur shumë herë.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM), Bllagoja Rallpovski në konferencën për shtyp u bëri thirrje të gjitha sindikatave dhe organizatave të Maqedonisë që t’i bashkohen protestës së tyre, të paraparë për më 17 janar, që ajo të jetë sa më masive.

Për këtë protestë, siç njoftuan ata, e kanë njoftuar edhe Qeverinë dhe ministritë kompetente, mirëpo edhe më tej sipas tyre vazhddon neglizhenca dhe mos marrje e asnjë mase për të përmirsuar situatën në të cilën gjenden sindikatat. Kryetari Sindikatit të Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov, porosit gjitha ata që mundohen ta parandalojnë protesëtën e sindikatës, pasi për të njejtën egzistojnë sanksione rigoroze në Kodin Penal të RM-së.

Të ndalohen presionet ndaj të punësuarëve në sektorin publik, rritja e pagës minimale, rritja e pagave në sektorin publik pa diskriminime, janë disa nga kërkesat e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, të cilat i kanë drejtuar edhe te Qeveria. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dafina Zeqiri shoqërohet me rreperin super të njohur shqiptar pas ndarjes nga i dashuri (FOTO LAJM)
Pas dorëheqjes së Koxias fshihen kurthe dhe para të zeza
Vrasje mafioze, si i ekzekutua huligani kroat që tmerroi serbët (FOTO LAJM)
antee4
Ekzekutohet huligani kroat, tmerri i serbëve (FOTO LAJM)
Ky është Fatmiri që dyshohet se vrau gjyshen në Zvicër (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media