Home Maqedoni
Presidentit i bëhet presion për të mos e dekretuar ligjin e gjuhës shqipe
Miratimi i ligjit të gjuhëve në Maqedoni gjatë ditës së djeshme, ku gjuha shqipe tashmë është gjuhë zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha qarqet e institucioneve të ndryshme në Maqedoni.

Përveq partive opozitare të cilat kanë deklaruar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, institucionet e tjera si dhe akademik maqedonas kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Profesorët dhe akademikët nga Maqedonia kanë thënë që ky ligj nuk është lajm i mirë për shtetin Maqedonas, duke i bërë thirrje Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që mos ta nënshkuajë dekretin për këtë ligj.

Tashmë janë dorëzuar edhe letra Kuvendit dhe Presidencës së Maqedonisë për shfuqizimin e ligjit ,me arsyetimin se ky ligj do të dëmtojë të ardhmen e vendit.

“Ky ligj, prish harmoninë dhe kohezionin shoqëror, ku gjuha Maqedonase është instrumentui më i fuqishëm i integrimit. Ky ligj rrezikon funksionalitetin dhe efiqencën e shtetit Maqedonas dhe intitucioneve kulturore” thuhet në letrën dërguar presidencës.

Ndërkaq ka pasur edhe reagime tjera duke e fajësuar Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, për këtë ligj. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
"Messi" i Kosovës shënon një super gol kundër grekëve (VIDEO)
Hera e dytë, stilistit të famshëm shqiptar i djegin makinën
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Plumb në kokë, gjendet një polic i vrarë
Kush paguhet më shumë në Maqedoni?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media