Home Maqedoni
Prokuroria heton biznesmenin Orce Kamçev
Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndë për shitjen e tokës pas “Ramstor” në Shkup, kurse për këtë e heton edhe biznesmenin Orce Kamçev.

Sipas burimeve të Tv Telma nga prokuroria publike tek ta ka mbërritur kërkesë nga PSP-ja që t’ua japë lëndët lidhur me këtë tokë të cilat më parë i ka pasur prokuroria e shtetit nën hetim. Nga PSP as konfirmojnë e as demantojnë se janë duke udhëhequr një hetim të këtillë.

Në vitin 2007, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit njoftoi një tender për shitjen e kësaj toke prej më shumë se 4000 metra katrorë në një lokacion tërheqës në qendër të Shkupit dhe më pas thuhej se një blerës do të ndërtonte një hotel elitar me 5 yje.

Në vitin 2011, Partia e Bashkuar për Maqedoninë njoftoi se qeveria ia shiti tokën në një kompani të huaj e cila ka qenë e lidhur me biznesmenin Kamçev.

Media vuri në dukje Kamçevin që dilte nga ndërtesa e PSP-së në verën e vitit 2016, por nuk kishte konfirmim se për cilën lëndë u thirr për të dëshmuar.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Premtohen 17 milionn euro investime në 20 komuna
Vidhen 36 shenja qarkullimi, dëmi gati 1 milion denarë
Anëtarësimi në BE do të shkaktojë emigim të profesionistëve
Zaev: Negociatat rreth emrit në fazën përfundimtare
Greqia e prerë: Maqedonia duhet të ndryshojë Kushtetutën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media