Home Maqedoni
Dimitrov: Maqedonia dhe Greqia do të formojnë grupe të punës
Maqedonia dhe Greqia u dakorduan që të formojnë grupe pune, të kryesuara nga ministritë e punëve të jashtme të cilët do t’u kushtohen gjetjes së zgjidhjes për kontestin 25-vjeçar me emrin.
Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në intervistë për Rojters.

“Jemi të bindur se edhe nga të dyja palët ekziston vullnet që të ecet përpara”, thotë Dimitrov, i cili dje në Selanik kishte takim me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.

Ai në intervistë për Rojters, siç transmeton MIA, theksoi se të dy shtetet janë dakorduar të formojnë grupe pune, të kryesuar nga ai dhe Koxias të cilët drejtpërdrejt do të negociojnë për solucionet e mundshme për zgjidhje të kontestit.

Dimitrov pret që takimi i parë i grupeve të punës të realizohet muajin e kaluar.

“Kemi përgjegjësi të madhe”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se Maqedonia në gjithë këtë proces është e vetëdijshme për shqetësimin, i cili paraqitet tek vendet fqinje.

“Është e qartë se identiteti është tejet i rëndësishëm për ne. Duhet të gjejmë mënyrë që t’i bindim kolegët tanë grekë se ka distinksion midis vendit tonë dhe rajonit të tyre, i cili e përfshinë Greqinë veriore”, shtoi Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Maqedonia, e cila nga viti 2005 ka status të kandidates për anëtarësim shpreson se në qershor do të marrë datë për fillim të negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

“Unë jam optimist i matur”, tha Dimitrov, duke u përqendruar në çështjen për emrin në intervistën për Rojters.


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Arrestohet hajduti, vodhi makinën e një ish deputeti shqiptar
Zakharieva: Mbështetim fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE
Maqedoni, mbështetet Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV për 2018
Ligji për amnisti në Maqedoni, përfitojnë shumë maqedonas, shqiptarë, romë e serbë
Maqedoni, qytetarët kritikojnë sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media