Home Maqedoni
“Katimerini”: çështja maqedonase është larg diplomacisë
“Është e dukshme se përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes maqedonase” do të kërkojnë manovrim, si në shtëpi po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Duke e pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira” shkruan media elektronike greke, “Katimerini” gjatë analizës për çështjen e emrit në Maqedoni ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

“Katimerini” si një nga problemet më të mëdha e vlerëson edhe mosndjarjen e përgjegjësisë institucionale dhe lejimin e secilit që të komentojë çështjet me interes publik.

“Pozicioni i kishës ortodokse greke dhe përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku autor i pa emëruar pyet se “përfaqësuesit e Kishës kanë vendosur që të bashkohen me parti neonaciste “Zlatna zora” (emri origjinal)” dhe për këtë paralajmërojnë se kjo situatë e vështirë mund të bëhet e rrezikshme.

Nëse të gjithë qytetarët dhe institucionet greke do të njihnin obligimet dhe kufijtë e secilit institucion, ndërhyrja nuk do të ishte më e madhe, as më e vogël, por deklarim i faktorit kishtar në çështjen që ka interes publik”, shkruan “Katimerini”.

Pavarësisht kësaj, “Katimerini” si të rëndësishëm e sheh edhe Kishën Ortodokse Greke.

““Çështja maqedonase” ka ndikuar në çdo lëmi dhe nuk përjashtohet as Kisha. Sërish përgjegjësia për zgjidhjen e problemit me emrin i mbetet Qeverisë. Problemi është se edhe Kisha edhe Qeveria, qytetarët besojnë, se pa dallim se a pajtohen me qëndrimet e tyre ose jo, Kisha ka një ndikim të madh”, shkruan më tej kjo gazetë.
“Katimerini” thirret në atë se gabimi më i madh është bërë nga MPJ-ja greke.

“Pastaj erdhi gabimi nga MPJ-ja: që në vend se të ikë nga komentimi i ngjashëm: “Njoftim për qëndrimin e Kishës, por do të vazhdojmë me përpjekjet tona”, Ministra shkoi në fyerje. (Shembulli i Greqisë, Aleksis Cipras deshi të përmirësojë dëmin me letë deri të ipeshkvi Ieronim, duke përsëritur të njëjtën retorikë, por komenti origjinal i Ministrisë hodhi hije të madhe)”, shkruan më tej “Katimerini”.

Sërish “Katimerini” gabimet e Ministrisë nuk i quan shumë të mëdha në krahasim me atë se ajo paraqet përfaqësim të një partie të vogël.

Megjithatë, Katimerini thotë se “pas disa vjetësh pritjeje për triumf nacional në çështjen dhe ngecjen, rëndë është të bindemi se të gjithë janë të përgatitur për kompromis, i cili është opsion më i mirë se sa një dështim i radhës”.

Edhe ditë më parë kjo gazetë komentoi çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, duke paralajmëruar rritje të presioneve ndërkombëtare.

“Pritet që të rriten presionet nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët dëshirojnë zgjidhje të shpejtë të dallimeve rreth emrit, para së gjithash amerikanëve, por edhe evropianë (posaçërisht gjermanët) që të zhbllokohet perspektiva euro-atlantike jo vetëm e Shkupit, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët u ekspozohen rrezikut për destabilizim ose nga ndikimi rus”, shkruan “Katimerini”.

Ndryshe, vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju-Jork.

Në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, më 17 janar të 2017-s në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”./Portalb


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Edhe Maqedonia ndryshon kodin penal për median
Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg
Komplet i përhumbur, Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)
Thirrja e fundit e Hahn: Votoni marrëveshjen e Prespës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media