Home Maqedoni
Si u fsheh vizita e Sorosit nga institucionet e Kosovës
Institucionet e Kosovës ditën e djeshme dhe të sotme kanë pasur për vizitën djalin e njërit prej njerzëve më të fuqishëm të botës në fushën ekonomike dhe politike.

albeu.com mëson se djali i filantropit George Soros është pritur në takim nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

E megjithatë çuditërisht asnjë nga këto institucione nuk e ka lajmëruar publikun për këtë vizitë duke e injoruar njërin prej famliljes më të njohur në botë.

Madje Ramush Haradinaj i cili nxjerr në rrjetin social Facebook çdo takim që pret në zyrë këtë herë ka preferuar ta fshehë takimin me Alex Soros, pavarësisht se e priti në zyrën shtetërore.

Ndërkaq, Soros ka shkuar në zyrën e Vetëvendosjes por ende nuk dihet nëse është takuar me Albin Kurtin apo me të pakënaqurit e kësaj partie.

Gjithashtu, albeu.com mëson se në zyrat e kuvendit, Soros u prit nga deputetët Lumir Abdixhiku, Korab Sejdiu, Mimoza Kusari dhe Glauk Konjufca.

Pavarësisht injorimit që u bë për publikun ndaj kësaj vizite albeu.com mëson se Alex Soros ka ngelur i kënaqur nga kjo vizitë dhe ka shprehur përshtypje të mira nga deputetët që takoi.

Miliardieri Soros ka shumë ndikim kryesisht në partitë e majta në shumë shtete duke përfshirë edhe Partinë Demokratike në SHBA.

Ndërkaq ai është i njohur edhe për publikun në Shqipëri falë miqësisë që ka me Kryeministrin Edi Rama dhe sipas mediave edhe Lulzim Basha gjatë studimeve ka përfituar bursë nga Sorosi. Ndërsa në Kosovë nuk dihet nëse mbështet ndonje parti politike ose lider.

Po ashtu Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.

Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama.

Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.

Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveç një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.-Ervin Shkulaku/albeu.com

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
VMRO për pajtim, cili është qëndrimi i tyre ndaj ofertës së Kryeministrit Zaev
Gjykata anulon seancën e rastit “TNT” pas kërkesës së Gruvskit
Prokurorët arrijnë në konkluzione tronditëse nga vrasja me telekomandë e Haxhi Ahmetit
Çudit Zaev, ia fal "27 prillin" VMRO-së

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media