Home Maqedoni
Nga e hëna në Maqedoni na pret ky mot
Ditë me borë dhe acar pritet të vijnë me përfundimin e kësaj jave dhe fillimin e javës së ardhshme. Nën ndikim të erës së ftohtë dhe masës së ajrit që pritet të godet nga nesër mbrëma, sinoptikanët parashoqin që të dielën dhe të hënën do të ketë kushte për të rreshura të bores, andaj në pjesën veriore dhe jugore një pjesë e madhe e vendit do të përfshihet nga bora dhe acari.

Ndërkohë, pjesët e tjera më të ulëta të vendit pritet të kaplohen nga moti i ligë përfshirë këtu edhe të reshura të shiut. Temperaturat do të ulen deri në -4 grad, ndërsa gjatë ditës më së shumti pritet të ngriten deri më 7 grad C.


Moti që mbizotëron aktualisht ka filluar të paraqes vështirësi edhe në rrugët e vendit. Komunikacioni po zhvillohet në lagështi, borë me intensitet të dobët ka rënë në Gjavatë, ndërkohë që në rrugët e tjera reshjet e borës nuk mbajnë.

Dukshmëria është zvogëluar nga 30 në 40 metër për shkak të mjegullave në rrugën nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit, ndërkohë që nga 50 deri në 100 metër nga Strazha deri në Krushevë. Autoritetet përkatëse apelojnë qytetarët që të jenë të vëmendshëm në komunikacion. Më shumë kujdes në vozitje rekomandohet në akset rrugore nga Kocani-Mak.Kamenica-Delcevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kompania ajrore fut kufomën në kabinë, tmerrohen pasagjerët e avionit të Prishtinës
Alarmohen serbët: SHBA po ndërton aeroport ushtarak në Kosovë
Artan Grubi fton në Maqedoni Daniel Serwer
Subvencione për blerjen e biçikletave, del thirrja publike
Rasti Monstra, Zaev zbulon të vërtetën se çfarë biseduan Nevzat Bejta dhe Fejzi Aziri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media