Home Maqedoni
MPJ: Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë nën mbikqyrjen e OKB
Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) ka dalë me deklaratë zyrtare rreth takimit të sotëm ndërmjet ministrave për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov.

Takimi, që sipas mediave, zgjati më shumë se tre orë, ka përfunduar, megjithatë MPJ-ja nuk jep detaje se çfarë konkretisht është diskutuar, duke mbajtur kështu qëndrimin e vazhdueshëm për të mos nxjerrë informata jashtë hapësirave, ku zhvillohen takimet.

MPJ-ja deklarohet se pas takimit konstruktiv që është pjesë e tentimeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët për tejkalimin e çështjes së emrit, ministrat janë pajtuar që të vazhdohet me tentimet për zgjidhjen e kësaj çështje, nën mbikqyrjen e OKB-së. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Plumb në kokë, gjendet një polic i vrarë
Kush paguhet më shumë në Maqedoni?
Haradinaj takon Dimitrov, nuk flitet për tensionet e fundit
Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi bashkohen kundër Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media