Home Maqedoni
Shkupi ndodhet në rrezik nga reshjet e shumta
Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, pritet rritje e prurjeve të ujit në lumenjtë e vendit, posaçërisht në jug dhe në perëndim, mirëpo nuk priten vërshime. Në gjendje rreziku është pjesa qendrore e Shkupit, pasi që nuk përjashtohet dalja e lumit Vardar nga shtrati.

Autoritetet e Qytetit janë alarmuar dhe se kanë ndërmarrë masat e nevojshme. Në rrezik janë institucionet që janë buzë Vardarit, ku mësohet se bodrumet e tyre dhe hapësira të tjera janë vërshuar.

Rritje e prurjeve të ujit pritet të ketë në Treksë, Lumin e Zi dhe Lumin e madh në afërsi të Resnjës, si edhe prurjet e ujit nga Kozhufi, si edhe lumenjtë e rajonit të Gjevgjelisë dhe Vallandovës.

Reshjet e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, por nuk pritet të ketë vërshime. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Plumb në kokë, gjendet një polic i vrarë
Kush paguhet më shumë në Maqedoni?
Haradinaj takon Dimitrov, nuk flitet për tensionet e fundit
Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi bashkohen kundër Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media