Home Maqedoni
Orteku bllokon rrugën Mavrovë-Dibër, ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore
Raportimet më të reja flasin për probleme të shtuara në vazhdimësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni, si rezultat i të reshurave të dendura të borës, sidomos në perëndim të vendit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar tërësisht komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të ortekut të dëborës.

Ndalesë për lëvizjen e veturave është shpallur në kalimin malor Gjavatë.

Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve ka për në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, pastaj Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër, Strazhë-fshati Kolare, si edhe në kalimet malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Të reshura bore ka në Tetovë, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, Brodin maqedonas, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Makina me targa shqiptare alarmon serbët gjatë vizitës së Putinit
Tradhtoi burrin serb me një boshnjak, zbulohet skandali seksual i këngëtares (FOTO LAJM)
Kërkohet që ministri të mbajë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit
Artisti serb: Ta njohim Kosovën dhe ta shporrim Rusinë
Ngjarja, spiuni turk dëmton edhe shqiptarët në Zvicër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media