Home Maqedoni
Ndotja e ajrit në Gostivar është alarmante
Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së ajrit, apo siç e njohim si prania e grimcave PM10 në ajër.

Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme.

Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për metër kub.

Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të grimcave PM10 për metër kub.

Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja e ajrit është si vijon: Gazi Baba – 69 PM10 për metër kub, Rektorati – 48 PM10 për metër kub, Karposhi – 52 PM10 për metër kub, Qendra – 39 PM10 për metër kub, si edhe Milladinoci – 115 PM10 për metër kub. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çipras: Urime miku im
E rëndë, për kaq para e bleu serbi një vajzë nga Tirana
Sot është një ditë e bukur për Ballkanin Perëndimor
Historike, parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimin e emrit
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media