Home Maqedoni
Lika: Shqipen e kemi bërë ne, por meritë kanë edhe partit tjera
Zv.kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, nënvizoi se Ligji i Gjuhëve pasoi si rezultat i marrëveshjes që bënë partitë politike shqiptare në Maqedoni.

“Nuk kisha dashë që këtë meritë t’ia lëmë në dorë LSDM-së. Është parti pak më tolerante dhe ka qenë pjesëmarrëse në këtë çështe, por ishte kusht i partive politike para se të shojnë në qeveri Ligji i Gjuhëve”, tha zv.kryeministri Hazbi Lika.

Kemi shumë punë, tha më tej Lika, për miratimin përfundimtar të këtij ligji dhe se nuk duhet të “jemi shumë entuziastë, pasi jemi në pritje të seancës në Kuvend për Ligjin”, tha ai.

“Në Kuvend ka të parashtruara shumë amandamete për këtë ligj, ata duhet të shqyrtohen mirë dhe pa votimin e tretët të ligjit në Kuvend, nuk mund të themi se kemi kryer punë”, tha Lika.

Sipas tij, më e vështira do të vijë, kur Ligji të votohet dhe të fillojë implementimi i tij nëpër institucione. Atëherë, tha Lika, do të kemi shumë punë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Jeni vonë, Thaçi çfarë duhet t'i kërkojë pa kompromis Vuçiçit dhe BE-së
Pak para lindjes gruaja shqiptare nis vallëzimin me burrin (VIDEO)
Policët maqedonas ende pa uniforma të reja
Bekteshi: Dimë se ku t'i shesim pjeshkat që nuk na i pranon Rusia
Në Tetovë kapen valltare nate nga Serbia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media