Home Maqedoni
Orteku bllokon rrugën Mavrovë-Dibër (FOTO LAJM)
Raportimet më të reja flasin për probleme të shtuara në vazhdimësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni, si rezultat i të reshurave të dendura të borës, sidomos në perëndim të vendit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar tërësisht komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të ortekut të dëborës.

Ndalesë për lëvizjen e veturave është shpallur në kalimin malor Gjavatë.

Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve ka për në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, pastaj Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër, Strazhë-fshati Kolare, si edhe në kalimet malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Të reshura bore ka në Tetovë, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, Brodin maqedonas, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Jeni vonë, Thaçi çfarë duhet t'i kërkojë pa kompromis Vuçiçit dhe BE-së
Pak para lindjes gruaja shqiptare nis vallëzimin me burrin (VIDEO)
Policët maqedonas ende pa uniforma të reja
Bekteshi: Dimë se ku t'i shesim pjeshkat që nuk na i pranon Rusia
Në Tetovë kapen valltare nate nga Serbia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media