Home Maqedoni
Shuma marramendëse që Gruevski iu ka dhënë avokatëve të tij
Mbi 92 mijë euro, para nga buxheti i janë paguar avokatit Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve i cili ishte ish-mbrojtës i Nikolla Gruevskit dhe eventualisht këshilltar i ardhshëm i Kryeministrit Zoran Zaev, transmeton Alsat-m.

Nëpërmjet bazës së hapur të të dhënave nga Byroja për Prokurime Publike mund të konstatohet se për katër vjet, Dodevski ka lidhur katër marrëveshje me shtetin.

Dy në vitin 2014 dhe dy në vitin 2015. Tre vitet e ardhshme përfshirë edhe këtë nuk ka marrë tender publik. Baza e të dhënave tregon se në vitet e kaluara, Dodevski më së shumti ka fituar nga kontratat e lidhura me shtetin në krahasim me kolegët e tij.

Për dallim nga ai, avokatët e tjerë në kurriz të shtetit kanë fituar dy, tre apo dhjetë herë më pak. Informacionet publike në dispozicion tregojnë se ka edhe kontrata me nga një denarë. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mickoski kërkon të paditet penalisht Zaevi dhe Talat Xhaferi
Acari mbërthen Maqedoninë
Nxitoni shqiptarë, Norvegjia ka nevojë për punëtorë me paga 5 mijë euro
Kryeministri grek sfidon opozitën për marrëveshjen e Prespës
Maqedonia përfundimisht ia dërgon shkresën Greqisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media