Home Maqedoni
Athina është "shqetësuar" për vizitën e Zaevit në Turqi
Qeveria greke nuk fsheh se ka qenë e shqetësuar pasi që kryeministri Zoran Zaev ka "shpejtuar" që ta vizitojë Ankaranë dhe "të kërkojë mbështetje publike nga Turqia".

Në Athinë vlerësojnë se ky hap, e hapë derën për rol më të madh të Turqisë të Ballkanit, veçmas në këtë periudhë kur marrëdhëniet greko-turke sërish janë në krizë, këtë herë rreth ishujve Imma, shkruan gazeta greke "Iefimerida".

Kryeministri Zaev, përpara vizitës në Ankara, në pyetje gazetareske, u përgjigj se ajo është planifikuar më parë.

Sipas gazetës, të gjitha indikacionet janë se po diskutohet rreth emrit "Maqedonia e Epërme" dhe se termi "Maqedoni" përfundimisht ngelet në emrin, njofton Portalb.mk

Koxias dhe Dimitrov nesër dhe pasnesër do të takohen në korniza të takimit joformal të shefave të diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim.

Ministrat e Punëve të Jashtme është pajtuar që t’i vazhdojë përpjekjet nën mbulim të OKB-së, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, duke kumtuar për takimin e mbrëmshëm të ndërmjetësuesit, Methju Nimic dhe ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë.

"Pas takimit konstruktiv, i cili është pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, ministrat e Punëve të Jashtme janë pajtuar që t’i vazhdojnë përpjekjet nën mbulimin e OKB-së", thuhet në kumtesën e MPJ-së së Greqisë dhe Maqedonisë, pas bisedimeve të djeshme maratonike në prani të Nimicit në Vjenë të Austrisë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Deputeti i VMRO-së kërkon të shtyhet gjykimi për Titanik
Ditë historike, Maqedonia nis negociatat për anëtarësim në NATO
albania0
Turp në Kosovë, pse e gjithë kjo urrejtje për kombëtaren e Shqipërisë? (VIDEO)
Tronditet Zvicra nga një vrasje makabre, dyshohet një shqiptar
antee4
Ekzekutohet huligani kroat, tmerri i serbëve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media