Home Maqedoni
Lata rrit luksin, blen makinë 50 mijë euro
Komuna e Dibrës ka blerë makinë të re me vlerë 50.000 euro. Bëhet fjalë për xhip "Volksëagen Tiguan 2.0 TDI" që komuna do të paguajë për pesë vite.

Makina është furnizuar nga Shoqata për Lizing "Porshe lizing" dooel Shkup.

Sipas marrëveshjes së publikuar, Komuna e blen veturën me pagesë të shtyrë, me lizing në afat prej 60 muajsh, shkruan Portalb.mk

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili për momentin është në udhëtim zyrtar, shkurt për Nova TV tha se vetura ka qenë e domosdoshme për shkak të terrenit në Dibër, ndërsa vetura e vjetër që e kanë kthyer ka qenë e vjetruar.

"Vetura është marrë me të gjithë rregullat ligjore dhe është e domosdoshme për komunën. Atë veturë nuk do ta vozis unë, por do duhet për nevojat e komunës. E dini si është terreni në Dibër", tha Lata.

I pyetur se si e justifikon nevojën e blerjes së veturës, kryetari tha se nuk pret që të ketë reagime sepse banorët e Dibrës e dinë se si ka qenë e vjetra.

Ndryshe, Ruzhdi Lata është kryetar i Dibrës nga viti 2013, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit të kaluar e fitoi mandatin e dytë duke e mundur kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Arben Agolli. /albeu.com/
























Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kurz: BE është e plotë me Ballkanin Perëndimor
Vodhën thesin me para dhe shesin mend në Facebook, shqiptari me shokë e pësojnë keq (FOTO LAJM)
KHABIB66
Khabib e nisi karrierierën me paratë e shqiptarëve
Djali i Shpend Maxhunit ishte i armatosur deri në dhëmbë kur u kap
Gazetarja shqiptare bën Vuçiçin të fshijë djersët (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media