Home Maqedoni
Ruzhdi Lata blen super makinë 50 000 euro me paratë e Komunës së Dibrës
Udhëheqësia e Komunës së Dibrës është furnizuar me veturë të re me vlerë prej pothuajse 50.000 euro. Bëhet fjalë për xhip “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë për pesë vite.

Vetura është furnizuar nga Shoqata për Lizing “Porshe lizing” dooel Shkup.

Sipas marrëveshjes së publikuar, Komuna e blen veturën me pagesë të shtyrë, me lizing në afat prej 60 muajsh.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili për momentin është në udhëtim zyrtar, shkurt për Nova TV tha se vetura ka qenë e domosdoshme për shkak të terrenit në Dibër, ndërsa vetura e vjetër që e kanë kthyer ka qenë e vjetruar.

“Vetura është marrë me të gjithë rregullat ligjore dhe është e domosdoshme për komunën. Atë veturë nuk do ta vozis unë, por do duhet për nevojat e komunës. E dini si është terreni në Dibër”, tha Lata.

I pyetur se si e justifikon nevojën e blerjes së veturës, kryetari tha se nuk pret që të ketë reagime sepse banorët e Dibrës e dinë se si ka qenë e vjetra.

Ndryshe, Ruzhdi Lata është kryetar i Dibrës nga viti 2013, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në tetor të vitit të kaluar e fitoi mandatin e dytë duke e mundur kundërshtarin e tij nga Aleanca e Shqiptarëve, Arben Agolli. /infoshqip/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Deputeti i VMRO-së kërkon të shtyhet gjykimi për Titanik
Ditë historike, Maqedonia nis negociatat për anëtarësim në NATO
Tronditet Zvicra nga një vrasje makabre, dyshohet një shqiptar
antee4
Ekzekutohet huligani kroat, tmerri i serbëve (FOTO LAJM)
Si do të jetë moti në Maqedoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media