Home Maqedoni
Gruevski: Aq shumë sa vij në gjyq, do kërkoj zyrë dhe rrogë
Aq shpesh më thërrasin në gjykatë sa që filloj të ndihem sikur vij në punë dhe të kërkoj zyrë dhe rrogë, deklaroi ish-kryeministri dhe ish-kryetar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pas seancës së sotme për rastin “Trajektorja”.

Gruevski theksoi se sot ka ardhur në gjykatë për diçka, për çka është akuzuar, që është njëjtë si në rastin “Tanku”.

“Aktakuza ndaj meje është se i kam nxitur bashkëpunëtorët e mi të furnizohen me automjet të blinduar, ndërsa në rastin e dytë të ndërtohen rrugë. Unë e kam bërë atë me qëllim që të shpërblehem, por jo shpërblim në të holla apo shpërblim financiar, por në rastin me Mercedesin çmimi është se kam hipur në automjet që të shkoj diku, ndërsa në rastin me rrugët kam marrë pikë politike”, deklaroi Gruevski.

Theksoi se nga të gjitha gjykimet tani për tani përshtypja është se nuk ka gjasa për proces të drejtë gjyqësor dhe për drejtësi.

“Gjyqësia po shndërrohet në një gijotinë politike klasike dhe po shohim një gjyqësi të robëruar. Po shohim gjykatës të cilët janë në situatë të pakëndshme dhe është bërë presion ndaj tyre. Kur i lexojnë disa nga vendimet e tyre, i lexojnë shpejt, në mënyrë që sa më shpejt të përfundojë turpi”, tha Gruevski.

Akuzoi se, gjithashtu, është i dukshëm trajtimi i pabarabartë nga gjykatësit dhe se në gjykatë luftojnë dhe humbin kohë të fitojnë të drejta elementare që u takojnë me ligj.

Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej së paku 155 milionë eurove dhe për të njëjtën shumë, kompanisë realizuese të punimeve i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Komiteti i Helsinkit kërkon trajtim më të mirë të refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni
Qeveria maqedonase vendosi themelimin e TV shtetërore në gjuhën shqipe
Moti në Maqedoni do të vazhdoj të jetë me të reshje shiu
Ligji për gjuhën shqipe, për BDI çështje ditësh, për VMRO çështje muajsh
Si po e fut Rama Shqipërinë në mes të pëplasjes së madhe Turqi-Greqi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media