Home Maqedoni
Zaev: Tre nga shtatë çështjet e negociatave, janë mënjanuar
Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë, theksoi kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Negotinë.

Ai tha se nuk do të tregojë hollësi, për siç theksoi, të mos dalë se po negociohet përmes mediave.

“Ndërmjetësuesi Nimetz e udhëheq procesin, ai i di në thelb gjërat të cilat mund të kalojnë dhe cilat nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek pala tjetër. Është e rëndësishme që të ndërtohet besimi midis të dy palëve në funksion të zgjidhjes së problemit. Mua më vjen mirë që janë zbërthyer në esencë të gjithë çështjet e hapura. Nëse nisemi nga ajo që fillimisht nga shtatë pozicionet të cilat ishin pika referimi për bisedimet, tanimë janë zvogëluar në katër pozicione, tre janë mënjanuar”, deklaroi Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Maqedonia dëshiron zgjidhje, ndërsa Qeveria tha se bën plotësisht gjithçka për të ndërtuar konsensus të brendshëm në shtet.

“Qytetarët e dinë se cilat janë qëndrimet e Maqedonisë lidhur me atë dhe me çështjet e tjera, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i jepet mundësi procesit për arritje të zgjidhjes”, deklaroi Zaev.

Lidhur me përcaktimin gjeografik, konfirmoi se është opsion i pranueshëm për palën e Maqedonisë dhe përkujtoi se përmenden disa emra.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Karkaleca, verë italiane dhe 62 euro vetëm ujë, del fatura e drekës luksoze të Hashim Thaçit (FOTO LAJM)
Lum ai dhëndërr që e ka këtë nuse, shikoni çfarë ka në dorë
Ish-zyrtari i KE-së: Ndryshimi i kufijve prek edhe Maqedoninë
Mister, emri i shqiptarit të vrarë në Athinë
Thaçi përkujton Arbër Xhaferin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media