Home Maqedoni
LSDM godet VMRO-në për ligjin e gjuhëve
Përmes një njoftimi dërguar mediave e vendit, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) konsideron se amandamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe konceptit të një shoqërie për të gjithë.

“Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski promovon ndasi dhe bllokada me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe kundër konceptit një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë në LSDM.

LSDM-ja konsideron se me këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski tregojnë patriotizëm të pavertete. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ministrja jep detaje për kërkesën e re ndaj Greqisë, si do të ekstradohen agjentët
Ngricat marrin jetën e parë në Serbi
Pasi u fotografua me Gruevskin, reagon për herë të parë Trajkovski
Nuk ndalen ndërtimet në Gjermani, përfitojnë edhe shqiptarët
Opozita akuzon Cipras se formoi identitetin maqedonas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media