Home Maqedoni
Zyrtari amerikan trondit serbët në Beograd: S'ka veto për ushtrinë e Kosovës
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në Beograd se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.

“Tash është koha për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve”, tha ai pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që pikëpamja për një Serbi të lirë e të përparuar në paqe më fqinjët dhe e integruar në perëndim, është qëllim i përbashkët. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa theksoi se Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake që nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, tha ai.

Kosova synon shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kërkojnë që kjo të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, gjë që është pamundësuar për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi mospajtimin me ngritjen e ushtrisë ndërsa tha se Serbia është e gatshme për kompromis por jo edhe si u shpreh, “përuljen e popullit serb”.

Ai tha se Serbia ka përmbushur marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe akuzoi Kosovës që nuk ka themeluar asociacionin e e komunave me shumicë serbe.

Diplomati amerikan, Wess Mitchell, po qëndron në Beograd në kuadër të një vizitë ne rajon që e filloi të hënën me Kosovën. Ai nxiti reagime të pushtetit në Serbi edhe me takimin me partitë opozitare serbe.

Më pas ai shkon edhe në Athinë dhe në Nikozi. /VOA/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Dëshmia tronditëse për dhunën në Maqedoni: Më dërguan njerëz pas
Geci: Jam dëshmitar për një vrasje të Hashim Thaçit
Drejtori i Crvena Zvezdës "kërcënon" Shaqirin: E pret "ferri" në Beograd
Do qani me zë, Jahjaga publikon rrëfimin e shqiptares që u dhunua nga serbi (VIDEO)
Shqipëria ndihmon Maqedoninë me gaz natyror

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media