Home Maqedoni
Aco Toshta e tërhoqi Selën nga turma, dëshmon Muhamed Zeqiri dhe ish-polici Alimi
Pak ditë pas ngjarjes së dhunshme të 27 prillit në Kuvend, i akuzuari Aleksandar Janevski, i njohur si Aco Toshta, tha se e ka larguar Selën nga turma për ta shpëtuar.

Ai tash është ndër 10 të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Sela. Kundër tij, në seancën e sotshme gjyqësore dëshmoi deputetit Muhamed Zeqiri, i cili identifikoi Janevskin se ai ishte i pari që tërhoqi anësh Selën. Deputeti identifikoi se edhe i dyshuari Sasho Senkov ka goditur Selën.

“Toshta ka qenë personi i parë, i cili e ka kapur për dore dhe e ka tërheq zotëri Selën nga grupi i deputetëve dhe iu kanë bashkangjitur edhe të tjerë që ishin afër tij. Mandej u turrën një grup më i madh mbi Selën dhe dolën jashtë pres-qendrës, aty ku kanë qenë deputetët”, tha Muhamed Zeqiri, dëshmitar.

Ai rrëfeu ngjarjen se ishte kyçur brenda kabinës së galerisë në pres-sallën, prej ku edhe e ka parë sulmin ndaj Selës. Zeqiri tha se po ta kishin gjetur, do ta pësonte edhe më keq se Ziadin Sela.

“Ata më kërkonin, por është mrekulli e Zotit që unë nuk iu rashë në sy, atyre që dhunshëm u futën në Kuvend për të marrë jetën e deputetëve”, u shpreh Zeqri.

Ndërkaq, ish-pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, Abdulfetah Alimi, i njohur si heroi i Selës, në dëshminë e tij tha se ka dëgjuar nga protestuesit se po kërkojnë gjak shqiptari. Ish-polici që evakuoi deputetin Sela, tha se përmendeshin emrat e Selës, Talat Xhaferit dhe Zoran Zaevit, duke thënë për këtë të fundit se është i shitur.

“Kur turma e protestuesve hyri në Kuvend, ne pjesëtarët e sigurimit u munduam të mbrojmë deputetët, por gjithçka doli jashtë kontrollit. Protestuesit thanë duam gjak shqiptari, gjejeni Selen”, tha Abdulfetah Alimi, dëshmitar.

Alimi, ish-pjestëtar i sigurimit të Kuvendit, po mbahet në paraburgim si i dyshuar për bindje të urdhërit ndaj personit të paautorizuar, ku më 27 prill u hapën dyert nga brenda që hyri turma e protestuesve në Kuvend. Disa ditë pas ngjareve të 27 prillit, ai pati rrëfyer se si i ka shpëtuar jetën Selës.

Në seancën e sotme dëshmitari i tretë ishte Igor Anevski, pjesëtar i sigurimit të Kuvendit.

Për veprën penale tentim-vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela, në mesin e 10 të akuzuarve janë edhe Kire Gjeorgjievski, Stojançe Pavlevski, Andrej Micov, Nikollçe Dimitrovski, Oliver Oshavkovski. Kurse, vepra e Aco Toshtës është dëshmuar edhe në seancën e kaluar nga deputeti Aleksandër Kiracovski. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Arrestohet në Kosovë këngëtarja shqiptare Baby G
Foto Ilustruese
Shumica e banorëve të Tetovës po dëmtohen nga uji i pijshëm
Një fakt pse është i vështirë ekstradimi i Gruevskit
Gruevski u arratis por ja si po reagon gruaja e tij
Dalin pamjet, kjo është makina që u arratis Gruevski (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media