Home Maqedoni
Opozita i bën presion qeverisë greke: Sqarojeni se çfarë bisedoni me Zaevin
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, kanë sjellur reagime të shumta në skenën politike në Greqi dhe përplasje të reja mes Qeverisë dhe opozitës greke.

Përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re Jorgos Kumucakos, edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria greke që të deklarohet se për çfarë saktë negocion, në çka reaguan nga pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias se opozita detajisht ka qenë e njoftuar për pozitat greke në takimin Koxias-Kumucakos.

“Pas deklaratave të Zaevit për Agjencinë MIA, se Shkupi nuk bisedon për ndryshimin e Kushtetutës, as për emrin për përdorim të përgjithshëm, përkatësisht erga omnes, të gjithë grekët pyeten: për çka negocion Qeveria e Cipras, Kamenos, Koxias? Presim përgjigje përfundimtare”- mësohet të ketë thënë Jorgos Kumucakos nga Demokracia e Re.

Reagimit të Kumucakos, pres shërbimi i shefit të diplomacisë greke i është përgjigjur përmes një komunikate me shkrim se para dy jave, Nikos Kocias e ka njoftuar atë për të gjitha ngjarjet rreth emrit.


“Gjithsesi nëse Demokracia e Re dëshiron të jetë opozitë vetëm sa të thuhet, duke i shfrytëzuar si argument deklaratat e kryeministrit të ndonjë vendi tjetër, në rast konkret të IRJM-së, ndërsa jo të kryeministri grek dhe ministrit grek të Punëve të Jashtme ajo është puna e tij. Por, kështu edhe njëherë e tregon madhësinë e papërgjegjësisë në menaxhimin me çështjet kombëtare”- thuhet nga MPJ e Greqisë

Reagime dhe akuza të ndërsjella mes Qeverisë dhe opozitës greke ka shkaktuar po ashtu edhe artikulli i së përditshmes “Ta Nea”, në të cilën flitet për tregtimin mes Athinës dhe Berlinit në lidhje me kontestin e emrit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
VMRO kritikon kryetarin e Shkupit
Kundërshtohet kushti i vaksinimit për fëmijët në Maqedoni
Sot, Gruevski do të japë llogari për mercedesin
Cilat janë reziqet për fëmijët mbi tastierë? Organizohet work shop-i për sigurinë online
Këshilltari i Erdoganit: Nuk e llogarisim Greqinë, janë shumë të vegjël (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media