Home Maqedoni
Provat nga masat e veçanta hetimore, Zaev pohon se nuk dëshmojnë për ryshfet
Për më shumë se dy orë në Gjykatën Penale të Shkupit, prapa dyerve të mbyllura u dëgjuan bisedat e përgjuara dhe u shqyrtuan sms-mesazhet, që janë siguruar me masat e veçanta hetimore në rastin “Ryshfeti”, në të cilin i akuzuar është Zoran Zaev. Bëhet fjalë për rreth 30 biseda, për të cilat kryeministri pohon se në to nuk ka dakordim për ryshfet.

“Në të gjitha këto biseda bisedojmë me zyrtarët e komunës dhe me z. Nikollov, lidhur me përshpejtimin e procedurave dhe me atë se si po zhvillohen të gjitha këto procedura. Dhe më në fund të përfundojë puna, të cilën qytetarët e kanë para komunës. Është e pastër krejtësisht. Unë e dija çfarë bisedash mund të jenë. Dëshmi është se disa lëndë tashmë kanë përfunduar dhe askush nuk ka kërkuar para apo diçka tjetër, gjë që dëshmon se bëhet fjalë për proces të montuar”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i vendit.

Akoma nuk dihet nëse video-incizimi që ka rrjedhur në publik, do të dëgjohet tërësisht si provë. Mbrojtja kërkoi që në atë seancë të marrë pjesë edhe opinioni publik, por prokuroria e kundërshtoi kërkesën. Avokatët e Zaevit thanë se e presin vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Akoma nuk ka përgjigje. E presim vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha Filip Medarski.

“Në atë fazë, akoma po e presim vendimin e Gjykatës së Apelit. Menjëherë pasi e marrim vendimin lidhur me ankesën e Prokurorisë Publike, do të informojmë nëse do të prezantohet ky incizim”, tha Zaev.

Në këtë rast Zaevi akuzohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga afaristi Ivan Nikollov-Saçevaliev ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurosh, për legalizim të tokës ndërtimore. Në një prej seancave të mëparshme, Saçevaliev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatëses, tha se e ai ka joshur Zaevin që ta tregojë atë figuron në video-material, por se nuk ka dhënë para. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Faqet e para të shtypit shqiptar për ditën e sotme (FOTO LAJM)
Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
VMRO për pajtim, cili është qëndrimi i tyre ndaj ofertës së Kryeministrit Zaev
Gjykata anulon seancën e rastit “TNT” pas kërkesës së Gruvskit
Prokurorët arrijnë në konkluzione tronditëse nga vrasja me telekomandë e Haxhi Ahmetit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media