Home Maqedoni
Del vendim i ri për qenin që vrau nënën dhe djalin në Gjermani
Qeni hibrid i racës staffordshire terrier, i cili në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir shqiptarë, tashmë është eutanizuar
Qeni luftarak me nofkën Chico, i cili nga fillimi i muajit prill të këtij viti, në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir, është eutanizuar(vdekje e lehtë).

Sipas një artikulli të publikuar në “Bild”, procedura në fjalë është kryer pas një hetimi në klinikën veterinere të Universitetit të Hannoverit, gjatë ditës së hënë, përcjell Albinfo.ch.

Para një jave, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Hannover kishte paralajmëruar se Chico do të jetojë edhe më tej dhe nuk do të vritet. Rreth 230 000 persona e kanë nënshkruar një peticion kundër vrasjes së qenit.

Qyteti i Hannoverit e pranoi se gjatë kësaj kohe kishte ndodhur një lëshim, pasi autoriteteve që në vitin 2011 u kishte rënë në sy se qeni duhej të kontrollohej, por një kontroll i tillë asnjëherë nuk është realizuar.

Qeni me ngjyrë kafe, nuk kishte pasur asnjëherë reputacion të mirë tek fqinjët, pasi ishte vlerësuar si agresiv.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Haradinaj tregon se kur do t'i hiqen pensionet veteranëve të rrejshëm
Dëshmia tronditëse për dhunën në Maqedoni: Më dërguan njerëz pas
Geci: Jam dëshmitar për një vrasje të Hashim Thaçit
Drejtori i Crvena Zvezdës "kërcënon" Shaqirin: E pret "ferri" në Beograd
Do qani me zë, Jahjaga publikon rrëfimin e shqiptares që u dhunua nga serbi (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media